Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Zhvillimi i njëtrajtshëm i territorit mbetet një nga sfidat kryesore me të cilën po përballet sot pushteti vendor në Shqipëri. Në dëgjesën publike të qarkut të Durrësit, bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale u ndal tek arritjet e përfituara nga reforma e vitit 2014, e cila pavarësisht shumë treguesve pozitivë, nuk e ka zgjidhur tërësisht zhvillimin e njëtrajtshëm të territorit. Sipas tij, reforma e re dhe diskutimi për të duhet të fokusohet sidomos tek balancimi i zhvillimit mes zonave dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për sfidat e reja demografike. “Një nga sfidat që kemi ka të bëj me zhvillimin e pabarabartë të territorit. Ne kemi sot qytete turistike si Durrësi me një sërë treguesish pozitiv përsa i përket zhvillimit, por kemi edhe zona apo bashki të...