Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë
Përmendja specifike e reformës territoriale nga IBAR, teksa BE miratoi fazën hyrëse duke çelur kështu fazën përmbyllëse të negociatave me Shqipërinë, ka qenë fokusi i fjalës së bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të reformës territoriale Arbjan Mazniku, i cili nga Dibra theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe vlerësim për punën e këtij komsioni. Sipas Maznikut, Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe reforma territoriale po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Përmendja specifike në dokumentin e miratuar sot na jep një përgjegjësi edhe më të madhe për të zhvilluar një diskutim serioz dhe për të ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm për pushtetin vendor, që të...
Burimi:
javanews.al