Mazhoranca rrëzon opozitën, socialistët refuzojnë kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Mazhoranca rrëzon opozitën, socialistët refuzojnë kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas të dhënave që kanë dalë nga hetimet e SPAK-ut për mënyrën si zhvilloheshin tenderat në këtë institucion. Partia Demokratike akuzoi shumicën socialiste se po shkel Kushtetutën duke i mohuar të drejtat opozitës, ndërkohë që kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se nuk mund të bëhen interpelanca për çështje që janë në hetim.  “Nëse nuk zbatoni Kushtetutën dhe nuk sjell dot Edi Ramën në seancën plenare, jep dorëheqjen! Je frikë t’i thuash kryeministrit që je i detyruar të japësh llogari në seancë plenare! Nuk ke guxim! Ki guxim të paktën dhe tërhiqu nga ajo pozitë!”, tha Gazment Bardhi.  “Interpelanca, si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoret...