“Materialet helmuese…”/ Korreshi ndan pamjet nga Lushnja: Plehrat na presin te dera, batërdi me djegien e mbeturinave

“Materialet helmuese…”/ Korreshi ndan pamjet nga Lushnja: Plehrat na presin te dera, batërdi me djegien e mbeturinave

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në bashkinë e Lushnjes. Sot ai ka vendosur që të denoncojë djegien e materialeve të rrezikshme në vende të hapura dhe që tymi i tyre përfundon në mushkëritë e banorëve. Reagimi i plotë: Inceneratorët vazhdojnë të punojnë në Lushnje pasojat janë sheshit. Shikoni pak çfarë materialesh helmuese digjen dhe shkojnë në mushkritë e çdo Lushnjari. A mban njeri përgjegjësi për këtë batërdi?? Nëse pyesni kush i hedh mbeturinat na prisni pak t’jua tregojmë!