“Mashtrim nga fillimi në fund”, Berisha: Lejoni leximin e plotë të raportit të PE

“Mashtrim nga fillimi në fund”, Berisha: Lejoni leximin e plotë të raportit të PE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Kuvend gjatë lidhur me raportin vjetor të integrimit të bërë nga Parlamentit Europian. Berisha kërkoi leximin e plotë të raportit në seance, duke akuzuar mazhorancën se po mashtron qytetarët. “Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ju paraqisni një raport që s’guxoni ta lexoni, dhe vendosni në mënyrë anti-kushtetuese që raporti mos lexohet, që qytetarët mos njihen me mashtrimet tuaja. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Raporti është fund e krye mashtrime, e burokraci. Sa u përket performances të gjitha janë trillime. Raporti duhet të lexohet këtu dhe mbi bazën e raportit të lexuar të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezuluta. Si...