Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rrezikohen mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes! Ja sa mund të humbasë Shqipëria
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE). Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit. Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e kësaj pakoje financiare. Në fakt, mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Për çdo hap...
Burimi:
javanews.al