Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për sigurinë e Shqipërisë, sorrat le të vijojnë të bërtasin
TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), duke theksuar se ajo përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe rrit kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla tha se marrëveshja me vlerë 302 milionë dollarë amerikanë ka një rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare dhe konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera me aleatin kryesor të vendit. “Vijmë sot në Kuvend për ratifikimin e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe SHBA-së, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak të SHBA-së. Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me një rëndësi të veçantë për sigurinë e vendit. Është një marrëveshje që konfirmon...
Burimi:
vizionplus.tv