Marrëveshja prej 302 mln $ me SHBA, Balla nga Kuvendi: Financimi do të përdoret për Forcat e Armatosura

Marrëveshja prej 302 mln $ me SHBA, Balla nga Kuvendi: Financimi do të përdoret për Forcat e Armatosura

Taulant Balla Taulant Balla: Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Një marrëveshje e veçantë për sigurinë kombëtare të vendit, një marrëveshje që konfirmon fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të Shqipërisë me aleatin e saj të madh, SHBA-të. Kjo është një marrëveshje që shkon përtej termave financiarë, është një dëshmi konkrete e besimit që SHBA-të kanë ndaj Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ynë luan për sigurinë euroatlantike. Shqipëria mbështet objektivin e ri të NATO-s për të arritur në 5% të PBB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, me PS-në në qeverisje deri në 2035, duke dëshmuar se mbrojtja dhe siguria janë prioritete tona strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më...