Marrëveshja prej 302 milionë dollarësh/ Balla: Mbështetja më e madhe në dekadat e fundit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake, duke theksuar se interesi kombëtar dhe siguria e vendit justifikonin shqyrtimin e përshpejtuar në Kuvend. I pyetur për akuzat e opozitës se ishin shkelur afatet parlamentare, Balla tha se Kushtetuta përcakton qartë rastet kur nuk lejohet procedura e përshpejtuar dhe se, në këtë rast, institucionet shqiptare vepruan me seriozitet maksimal. Sipas tij, marrëveshja prej 302 milionë dollarësh është mbështetja më e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në dekadat e fundit dhe do të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit në kuadër të angazhimeve në NATO. Balla tha se procedura u përshpejtua për të mos vonuar hyrjen...
Burimi:
ntv.al