‘Marrëveshja për Shqipërinë e re’, Spiropali dorëzon mocionin në Asamble: E mbajta premtimin ndaj kryetarit, nuk synoj përçarje

‘Marrëveshja për Shqipërinë e re’, Spiropali dorëzon mocionin në Asamble: E mbajta premtimin ndaj kryetarit, nuk synoj përçarje

elisa spiropali TIRANË- Ish-ministrja Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë e re”. Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, Spiropali deklaroi se dokumenti nuk është një nismë personale, por një platformë e hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste. Ajo tha se ka mbajtur premtimin e dhënë dhe se mocioni i është drejtuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, Asamblesë Kombëtare dhe të gjithë anëtarësisë së partisë, ndërsa shtoi se dokumenti do të jetë i hapur edhe për publikun. Sipas Spiropalit, nisma nuk ka si qëllim përçarjen brenda socialistëve, por hapjen e një procesi diskutimi dhe bashkimin e energjive brenda partisë dhe shoqërisë shqiptare. "E mbajta premtimin sot dhe...