‘Marrëveshja me Melonin nuk do rinovohet’, trembet Ferit Hoxha, sqaron se ka folur pa lejen e Ramës

‘Marrëveshja me Melonin nuk do rinovohet’, trembet Ferit Hoxha, sqaron se ka folur pa lejen e Ramës

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me një deklaratë të tij të më hershme gjatë ditës së sotme, ku u shpreh se ‘Marrëveshja me Melonin nuk do rinovohet’, duke iu referuar protokollit me Italinë për kampet e refugjatëve në Gjadër. Në një reagim të X, Hoxha shprehet se deklarata e tij lidhet me pyetjen e një gazetari në Bruksel dhe se përgjigjia e tij është se ‘nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet’. Me pak fjalë, kryediplomati shqiptar pranon se nuk e ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama dhe nuk ‘ka marrë leje’ për këtë deklaratë të dhënë për gazetarin në Bruksel. ‘Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë...