“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara nga media ishin mjaftueshëm çorientuese
Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vijojë për sa kohë që fqinjët përtej Adriatikut do ta kërkojnë. Një ditë pas reagimit në platformën X për mediat italiane, ku u shpreh se deklaratat e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha janë nxjerrë jashtë kontekstit, këtë të mërkurë Rama theksoi se citimet e shkurtuara sollën konfuzion. “Tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, tha Rama. Debati nisi pas një interviste të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, për...
Burimi:
vizionplus.tv