Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën e parë ka qenë i mendimit se ato kanë karakter politik. Sipas Manjanit, zhvillimet e deritanishme dhe kërkesat e protestuesve tregojnë se kemi një përballje politike, ndërsa argumentoi se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka qenë e pandryshuar që nga fillimi i protestës. Manjani tha se, edhe pse kryeministri ka qenë i gatshëm për bisedime me ta, vetë kërkesa kryesore e tyre e bën të pamundur një dialog të tillë. Sipas tij, për sa kohë pika e parë e platformës së protestuesve është dorëheqja e kryeministrit, nuk ekziston hapësirë për negociata. “Kuazi zyrtarisht, le të themi, ka 5 pika dhe pika e parë e kërkesave të tyre...