‘Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja’, Rama: ‘Revolucioni i flamingove’, shembull i dezinformimit

‘Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja’, Rama: ‘Revolucioni i flamingove’, shembull i dezinformimit

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”. Rama deklaroi se konferenca ka të bëjë me algoritmet dhe ekosistemet e informacionit. Sipas tij, fuqia e një shteti nuk matet më vetëm me ushtrinë, por gjithnjë e më shumë me aftësinë për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të ruajtur besimin te institucionet. Edi Rama: Në pamje të parë, kjo konferencë ka të bëjë me algoritmet dhe ekosistemet e informacionit. Në realitet, ka të bëjë me diçka shumë më thelbësore. Ka të bëjë me demokracinë, me besimin e publikut dhe, më së fundmi, me faktin që shoqëritë e lira zotërojnë strategjinë e mbrojtjes. Sot, ne duhet të mbrojmë diçka...