Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE
Rikandidimi për një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK është në dorë të partnerëve garantë të Reformës në Drejtësi, shpjegoi ministri Toni Gogu, pavarësisht gatishmërisë së kolegut të tij të partisë, Ulsi Manja, për të ndryshuar Kushtetutën. “Mandati i tyre është i garantuar në aneksin e Kushtetutës, që do të thotë se ka nevojë për vlerësim jashtëzakonisht të kujdesshëm, jo vetëm nga ata vetë, nga institucionet përkatëse siç është Kuvendi, por edhe Komisioni Europian, me të cilin ne po partnerizojmë, dhe SHBA, të cilët i kemi pasur partnerë strategjikë në reformën në drejtësi”, tha Gogu. Deklaratën e bëri në konferencën për mediet, ku gjykatave që vijojnë të ankohen për numrin e lartë të dosjeve të prapambetura, u kërkoi të mësojnë nga kolegët e shkallës...
Burimi:
javanews.al