Maliqi kërkon mbledhje urgjente në KQZ për mandatin e Kreshnik Hajdarit: Do ta ndjekim çështjen deri në…
Kandidati i opozitës për kryetar bashkie të Kuçovës, Lefter Maliqi, është paraqitur pranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar kërkesën e dytë për mbledhje urgjente lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Maliqi deklaroi se ai kërkon pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit dhe paralajmëroi se çështja do të ndiqet madje edhe me kallëzime të reja në SPAK. “Jam pranë KQZ-së me kërkesën e dytë për mbledhje urgjente për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit. Kërkojmë pavlefshmërinë e mandatit të tij, të cilën do ta ndjekim deri në Kolegj Zgjedhor, madje nëse do të ketë pengesa edhe me padi dhe kërkesa të reja në SPAK”, u shpreh Maliqi. Ai shtoi se kanë kërkuar zgjerim të hetimit administrativ dhe që KQZ të marrë informacion të plotë...
Burimi:
sot.com.al