Malaj: Reforma territoriale solli centralizim. Shqipëria po shkon drejt një mbretërie kryeministrore
Malaj: Reforma territoriale solli centralizim. Shqipëria po shkon drejt një mbretërie kryeministrore Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, ka mbështetur sot protestën e banorëve të Selenicës kundër shkrirjes së mundshme të bashkisë së tyre, duke deklaruar se reforma territoriale ka devijuar nga qëllimi fillestar dhe ka sjellë përqendrim të pushtetit në duart e qeverisë qendrore. Duke folur përpara banorëve të Selenicës, Malaj theksoi se problemi kryesor, sipas tij, është mungesa e decentralizimit real. Sipas Malajt, protestat e fundit në vend lidhen me pakënaqësinë e qytetarëve për mënyrën e qeverisjes dhe rritjen e vështirësive ekonomike. Që i gjithë ky proces, që nuk është proces i vështirë, por nuk është proces i pamundur, harroni çdo ndarje. Jini të gjithë së bashku dhe forca rritet dhe...
Burimi:
sot.com.al