Majko kundër nismës së PS: Në Shkodër, Serbia ka marrë më shumë se një konsullatë

Majko kundër nismës së PS: Në Shkodër, Serbia ka marrë më shumë se një konsullatë

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko i është bashkuar kritikave ndaj nismës së qeverisë shqiptare për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko e cilëson të pakuptimtë krahasimin mes një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, pasi sipas tij dy rastet nuk janë të krahasueshme për shkak të realiteteve demografike dhe gjeopolitike. Sipas tij, për Serbinë një konsullatë në Shkodër përfaqëson më shumë sesa një interes të zakonshëm diplomatik. Reagimi i plotë i Pandeli Majkos: ‘Konsullatë serbe në Shkodër?!… Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti! Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një...