‘Luftoni për lirinë…’/ Qytetari nga diaspora: SPAK të veprojë shpejtë, askush nuk do ta ndalë zemërimin
Një qytetar nga diaspora, i ardhur nga Mirdita, mori fjalën në protestën e 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë ndaj pushtetarëve të korruptuar në interes të qytetarëve shqiptarë, ku në rast mosveprimi nga prokuroria, nuk ka asnjë gjë që do i ndalojë protestuesit edhe drejt tij. Gjithashtu në fjalën e tij, u bëri thirrje të rinjve, nënave dhe emigrantëve të vazhdojnë rezistencën dhe angazhimin për ndryshim. Sipas tij, pjesëmarrja qytetare dhe reagimi ndaj padrejtësive janë çelësi për të ardhmen e vendit. Qytetari nga diaspora: Ju përshëndes të gjithëve! Është një kënaqësi e madhe për mua, unë jam një emigrant shqiptar, vij nga Mirdita. Edhe kjo mrekulli që shikoni ju tani, nuk ka...
Burimi:
syri.net