“Lufta” për rezolutën Shqipëri-BE! Dështon konsensusi në Strasburg, PS-PD përplasen për amendamentet
foto ilustrim: ps-pd ne strasburg BRUKSEL- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për rezolutën e përbashkët me Parlamentin Europian lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutimet në Strasburg mes përfaqësuesve të dy forcave kryesore politike u shoqëruan me përplasje për amendamentet e propozuara dhe mënyrën se si duhet të pasqyrohet situata politike dhe institucionale e vendit në dokument. Sipas PD-së, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë refuzuar të paktën 30 amendamente të propozuara prej tyre, duke penguar arritjen e një dakordësie për tekstin përfundimtar të dokumentit. Nga ana tjetër, PS pretendon se ka miratuar një pjesë të amendamenteve të hartuara prej opozitës. “Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike...
Burimi:
zeri.ai