Lorena Goxhobelli në SPAK, dosjet e ASHK bashkohen me të AKSHI-t, drejtoresha e Hipotekave pjesë e bandës…

Lorena Goxhobelli në SPAK, dosjet e ASHK bashkohen me të AKSHI-t, drejtoresha e Hipotekave pjesë e bandës…

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka vendosur në qendër të investigimeve një skemë komplekse të kapjes së shtetit, ku dosja e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe ajo e ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) nuk përfaqësojnë më dy histori të ndara. Në fakt, ato janë dy anët e të njëjtës medalje: një grup i vetëm kriminal, i lidhur me emrin e Ergys Agasit, i cili ka vënë nën kontroll tenderat e teknologjisë dhe pronat publike e private në Shqipëri. Në këtë vorbull hetimesh, nën lupën e fortë të SPAK-ut dyshohet se ka përfunduar edhe Lorena Goxhobelli, e cilësuar si “ustallesha” e Kadastrës. Sipas Publik.al, ajo po hetohet brenda të njëjtës dosje me grupin Agasi, jo thjesht si një zyrtare e pakujdesshme, por si...