Logu: Rama dhe Gonxhja përmbushin elementët e shpërdorimit të detyrës, PD i drejtohet SPAK dhe Kushtetueses
Juristi Marash Logu deklaroi në emisionin “Ora 19” me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhe për përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit për financimin e një koncerti. Logu tha se PD e konsideron këtë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, pasi fondi rezervë duhet të përdoret për emergjenca të paparashikuara dhe jo për aktivitete private. Sipas tij, është cenuar edhe konkurrenca, pasi fondet janë dhënë pa një procedurë prokurimi. Ai shtoi se, pas miratimit të aktit normativ në Parlament, opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij. Logu: Shiko Armela, ekipi ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në fakt ka bërë vlerësimin ligjor dhe...
Burimi:
syri.net