LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, prezantoi reflektimin e tij mbi protestat e zhvilluara gjatë muajit qershor, të cilat ai i quajti simbolikisht “Bulevardi i Flamingove”. Rama tha se reflektimi i tij është përmbledhur në dy dokumente, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për mandatin e katërt qeverisës. Sipas tij, dokumenti i parë është strategjik dhe përcakton kthesën që duhet të marrë qeverisja, ndërsa i dyti është një aneks që orienton mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta mbështesë këtë proces. “Do të flas për çfarë pamë dhe çfarë dëgjuam gjatë qershorit, kur bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha kategoritë shoqërore dhe kur një shesh i rrallë u...
Burimi:
javanews.al