LIVE / 10 interpelanca dhe ndryshime në rregullore, nis Kuvendi

LIVE / 10 interpelanca dhe ndryshime në rregullore, nis Kuvendi

Kryetari i parlamentit Niko Peleshi hapi seancën e sotme plenare. Ai lexoi rendin e ditës, ku përmendi 9 interpelancat dhe ndryshimet në rregullore. Me 72 vota pro, u miratua kalendari i Kuvendit. Dy interpelancat me kryeministrin Rama u shtynë, për shkak se kryeministri ndodhet në Korenë e Jugut. Seanca plenare e kësaj të enjteje, 21 maj pritet të dominohet nga debatet politike, pasi në agjendë janë përfshirë 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigjesh me anëtarë të kabinetit qeveritar. Opozita, njësoj si në mbledhjet e mëparshme parlamentare, këmbëngul që në sallë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndaj të cilit janë depozituar dy kërkesa për interpelancë.