Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme: Rritja e bashkëpunimit parlamentar afron Shqipërinë me BE-në
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Vilnius me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë, Remigijus Motuzas, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetja për rrugën evropiane të Shqipërisë. Përmes një postimi në platformën X, Hoxha theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të rëndësishme për avancimin e objektivave të përbashkëta, përfshirë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, ndërsa vuri në dukje edhe rëndësinë e forcimit të unitetit të NATO-s dhe mbrojtjes së sigurisë euroatlantike në një klimë të tensionuar ndërkombëtare. Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,...
Burimi:
vizionplus.tv