Liqeni i Shkodrës Rezervë Biosfere e UNESCO-s, Rama ndan pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

Liqeni i Shkodrës Rezervë Biosfere e UNESCO-s, Rama ndan pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

Liqeni i Shkodrës TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të UNESCO-s për të përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Duke ndarë pamje nga Liqeni, kreu i qeverisë shprehet se ky vlerësim ndërkombëtar është rezultat i punës diplomatike të Shqipërisë, por edhe i angazhimit për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore. "Mirëmëngjes dhe me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë",-shkruan Rama krahas imazheve nga Liqeni i Shkodrës. Liqeni...