Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë
Ambasada e Kosovës në Austri, në bashkëpunim me Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, organizoi më 29 Maj promovimin e librit të autorit dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Zef Mazi. Të ftuarit veç promovimit shijuan edhe një bashkëbisedim shumë profesional dhe të afërt me autorin e njohur. Aktiviteti u shoqërua me pjesë klasike, interpretuar në piano. Libri, i cili titullohet “Kosova – Lufta e Heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991–1999)”, sjell një dëshmi të rëndësishme mbi angazhimet diplomatike dhe zhvillimet ndërkombëtare që shënuan rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Por, tregon edhe atë pjesën e panjohur për publikun e gjerë dhe studiuesit lidhur me punën për çështjen e Kosovës. Po ashtu, botimi hedh dritë...
Burimi:
javanews.al