LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

Ndërsa zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, me kandidatin e vetëm Sali Berisha, do të mbahet më 23 maj, Ervin Salianji i është drejtuar me një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, ku thotë se në PD po shkelen standardet demokratike. Salianji thotë se Sali Berisha, i cili e ka drejtuar PD për 36 vite, ka mbyllur partinë dhe nuk lejon rinovimin apo ndryshimin. Salianji i referohet zgjedhjeve të brendshme nga ku nuk u pranua të merrte pjesë së bashku me të tjerë që aplikuan, me pretendimin se nuk ishte pjesë e PD dhe se nuk përmbushte as kriteret. Ndërkohë, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media,...