Letër drejtuar Reinier de Graaf, me gjithë respektin e kursyer

Letër drejtuar Reinier de Graaf, me gjithë respektin e kursyer

Nga Ina Zhupa  I dashur Reinier, Nëse qëllimi yt ishte tronditja, ia arrite plotësisht, me këtë letër që nxin mes shoqesh, tek libri Dosjet Shqiptare. Por të mos jem e padrejtë: letra jote i bëri shqiptarit të mirë e të zakonshëm, si dhe atij të jashtëzakonshëm, një shërbim që rrallë e bën ndonjë i huaj me kaq mirëdashje. Tek ty dhe te ngjashëm me ty, shpesh përfytyrohen mendje të lira, plot vlera e vyrtyte, dritë e civilizimit që na ndriçon nga errësira jonë ballkanike, frymëzim  për këtë provincë që ëndërron të bëhet metropol evropian. Pritëm me padurim që një dritë e tillë të na vijë nga ty o arkitekt i huaj. Na u shfaqe, të pamë, dhe na erdhe vrazhdësisht i vockël, sa patronazhisti i...