“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën e Kuvendit: Modernizim institucional dhe hapa drejt BE-së

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën e Kuvendit: Modernizim institucional dhe hapa drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka prezantuar bilancin e punës së parlamentit gjatë takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, duke u ndalur te aktiviteti legjislativ, mbikëqyrës dhe zgjedhor i institucionit, si edhe te procesi i modernizimit të Kuvendit në kuadër të integrimit europian. Peleshi tha se Kuvendi ndodhet në përfundim të sesionit të dytë të kësaj legjislature dhe se kjo periudhë ka shënuar zhvillime të rëndësishme për funksionimin e parlamentit dhe për afrimin e vendit me standardet e Bashkimit Europian. Sipas Peleshit, gjatë dy sesioneve të kësaj legjislature Kuvendi ka miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë krahasuar me dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar. Ai theksoi se puna është fokusuar në tre funksionet kryesore kushtetuese të Kuvendit; funksionin legjislativ,...