Lefter Koka nuk rikthehet në qeli, avokati: Është jashtë vendit për trajtim mjekësor!

Lefter Koka nuk rikthehet në qeli, avokati: Është jashtë vendit për trajtim mjekësor!

Megjithëse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, kjo vendimmarrje mbetet e paekzekutuar, pasi ai gjendet jashtë shtetit prej afro 4 muajsh e gjysmë. Lidhur me këtë fakt, avokati i ish-ministrit Maksim Sota shpjegoi se i mbrojturi prej tij ka shfaqur probleme shëndetësore që kur gjendej në burg dhe pasi u lirua në muajin dhjetor, ka shkuar jashtë vendit për të marrë trajtim dhe mjekim më të specializuar. Sota tha se vendimi i Apelit të Posaçëm i është njoftuar Kokës dhe se ai do të kthehet sapo të përfundojë kurimin. Ish-ministri Koka u dënua më 16 prill 2025 nga Shkalla e Parë me 2 vjet burgim për shpërdorim detyre në...