Largimi i Marjana Koçekut nga PS, vijnë reagimet e para nga kampi rozë: Dorëzo edhe mandatin!
Dalja e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vijuar si deputete e pavarur ka sjellë reagimet e para nga përfaqësues të rinj të socialistëve. Mes tyre ishte edhe studentja Helena Kaçe, e cila u bë e njohur pasi hapi Kongresin e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama e cilësoi si një nga figurat që përfaqësojnë brezin e ri të partisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Kaçe e konsideroi vendimin e Koçekut si një akt të papajtueshëm me mandatin e marrë nën siglën e PS-së, duke theksuar se “pavarësia e vërtetë nis me dorëzimin e mandatit”. “Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e duke mbajtur karrigen. Nis duke dorëzuar mandatin. Nëse idealet e tua nuk...
Burimi:
sot.com.al