“Largimi i Edi Ramës, përfaqëson problemet e gjithësecilit”/Protesta,gazetari: Kryeministri bën këto shfaqje si klloun
Romir Saraçi i ftuar ne nje studio televizive u shpreh se tashmë protesta është dukshëm kundër keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. “Po të krahasojmë protestën e ditës së parë me protestën sot, kjo sot nuk është më protestë as për flamingot, as për pelikanin kaçurrel. Kjo është protestë ashiqare kundër Edi Ramës. Ajo çfarë artikulohet aty, largimi i Edi Ramës, përfaqëson problemet e gjithësecilit prej atyre protestuesve që janë sot në protestë. Nuk ka një kauzë qendrore të qytetarëve në protestë përveçse përbashkimit që fatura e këtyre problemeve që ata kanë është Edi Rama, kurse problemet për të cilat ata protestojnë janë të shumta. Atje ke pensionistë që protestojnë për pensionin. Atje ke edhe punonjës që kanë vrarë frikën dhe dalin në protestë për kushtet...
Burimi:
sot.com.al