Lapaj kërkoi bllokimin e financimit të koncertit të Kanye West, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë
Pasi “Shqipëria Bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kanë depozituar kërkesa për shfuqizimin e Aktit Normativ për financimin e koncertiti të Kanye West dhe pezullimin e tij, Gjykatat Kushtetuese njofton se të dyja kërkesat rezultuan të paplota për mungesë dokumentacioni dhe u ka lënë kërkuesve një afat 10-ditor për plotësimin e dosjes. Në të kundërt, kërkesat do të arkivohen. “Në përgjigje të interesimit tuaj për kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ju njoftoj se në datën 10.07.2026, në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur dy kërkesa me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij. Gjatë...
Burimi:
javanews.al