Lapaj dhe Qafoku përplasen për protestën

Lapaj dhe Qafoku përplasen për protestën

Adriatik Lapaj dhe gazetari Roland Qafoku u përfshinë në një debat të fortë teksa diskutonin mbi protestën dhe ndikimin e saj në situatën politike në vend.Lapaj e cilësoi protestën si një reagim të drejtë, ndonëse të vonuar, duke theksuar se ajo duhet të vazhdojë. Sipas tij, klasa aktuale politike është në një fazë konsumimi dhe protestat kanë sjellë ndryshime në mënyrën se si qytetarët e perceptojnë realitetin politik.“Unë mendoj që është një reagim i duhur, pak i vonuar dhe mendoj që duhet të vazhdojë protesta. Klasa aktuale politike, dhe këtu nënkuptoj partinë pushtet, është në ezaurimin total, po kalon në tejngopje të gjithë gjësë. Jam i bindur që shumë gjëra kanë ndryshuar në konceptimin e popullatës këto ditë, shumë gjëra kanë dalë ashtu siç janë....