Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë mësimet më të çmuara prej tij, ka qenë babaxhan dhe i mençur

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë mësimet më të çmuara prej tij, ka qenë babaxhan dhe i mençur

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në lamtumirën që po mbahet për akademikun dhe ish kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi. Teksa ka vlerësuar figurën e tij, Rama theksoi se nga Servet Pëllumbi ka marrë mësimet më të çmuara. “Unë profesorin e kam njohur pak, dhe përgjithësisht nga larg. Dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të, është tipike e një antipatie reciproke në distancë, pastaj e një simpatie reciproke në afërsi. Që kur se e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë rrugëtimin tim, përballja e realitetit me njeriun, përtej etiketimeve, kornizimit të tij në sferën publike. Kam njohur një njeri shumë progresist, dashamirës ndaj kujtdo që...