Lamallari publikon pamjet, çfarë mbeti nga protesta në komisariatin nr.3 në Tiranë
Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari ka publikuar pamjet nga komisariati nr.3 në Tiranë, ku protestuesit shkatërruan një ditë më parë xhamat dhe dyert. Krahas videos, Lamallari shkruan: “Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’ por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simbolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane. Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare Shqipëria 2030 dhe asgjë nuk na ndal!”.
Burimi:
vizionplus.tv