Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit të organizuar

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në selinë e Europol në Hagë, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, dhe përfaqësues të qendrave të specializuara të agjencisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik. Gjatë takimit u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, me fokus të veçantë në luftën kundër trafikut të narkotikëve, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online. Lamallari vlerësoi partneritetin e ngushtë operacional midis Policisë së Shtetit dhe Europol, duke nënvizuar se bashkëpunimi aktiv dhe pjesëmarrja në operacionet e përbashkëta kanë dhënë rezultate konkrete në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe ngritjen e nivelit të sigurisë. “Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit...