Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

Në interpelancën e kërkuar nga deputeti Erion Braçe për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit sot në 14 maj, Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari tha se MZSH nuk është thjesht një strukturë administrative. “Përkundër gjithë transformimit që është bërë këto vite, duke njohur edhe sfidat që kemi përpara, angazhimi ynë është i qartë të vazhdojmë modernizimin e këtij shërbimi, të forcojmë kapacitetet e tij dhe të garantojmë që çdo qytetar shqiptar, në çdo zonë të vendit, të ketë një shërbim emergjence më të shpejtë, më profesional dhe më efikas”, u shpreh Lamallari. Ministri vlerësoi se shërbimi zjarrfikës është një nga shërbimet më jetikë të shtetit, që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e jetës njerëzore, pronës, mjedisit dhe sigurisë publike. Fjala e plotë: E...