Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me 12 prefektët e qarqeve, ku u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren. Gjatë takimit, ministri Lamallari theksoi se garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile, veçanërisht zjarreve, si edhe funksionimi efektiv i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, për të cilët ministri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk ka vend për administrim rutinë, por për koordinim të vazhdueshëm, reagim të...