“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të mos pillnin vezë”, Korreshi ironi me ministrin: Ato janë armët e “terroristëve”
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke kundërshtuar etiketimin e protestuesve si të dhunshëm dhe duke mbrojtur qytetarët që morën pjesë në tubimin para Parlamentit. Korreshi i kërkoi kryetarit të seancës të mos lejonte përdorimin e termave që, sipas tij, kanë irrituar opinionin publik. “I nderuar kryetar, nuk duhet të lejonit disa fjalë që e kanë irrituar gjithë opinionin publik. Terrorizëm sot dhe skuthllëqet e llambadarit (Lamallarit). Këto nuk duhet të ishin lejuar prej jush”, tha ai. Deputeti demokrat u shpreh se ka qenë vetë pjesë e protestës së bashku me familjen e tij, duke mohuar që protestuesit të mund të konsiderohen terroristë. “Unë kam qenë me djemtë e mi dhe me familjen...
Burimi:
vizionplus.tv