Lala: Kur preket establishmenti politik, nisin sulmet ndaj SPAK-ut

Lala: Kur preket establishmenti politik, nisin sulmet ndaj SPAK-ut

E pyetur nga moderatori Ylli Rakipi mbi presionet politike ndaj SPAK-ut dhe ecurinë e reformës në drejtësi, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se politika reagon vetëm në momentin kur hetimet prekin drejtpërdrejt njerëzit e saj. Sipas Lalës, për sa kohë politika nuk ndihet e rrezikuar nga hetimet, ajo nuk ka interes të merret me veprimtarinë e SPAK-ut. Por situata ndryshon menjëherë kur preket establishmenti ose persona me lidhje të forta politike. “Vetëm në momentin që preket politika, ajo reagon. Për sa kohë politika nuk e ka gjënë mbi kokë, nuk ka interes të merret me çështjen. Në momentin që preket establishmenti dhe preken njerëz të politikës, fillojnë tentativat për ta goditur reformën”, u shpreh Lala. Ajo përmendi edhe ngritjen e komisioneve parlamentare dhe deklaratat e politikanëve...