“Laku po shtrëngohet”, Çollaku paralajmëron: Balluku drejt përshkallëzimit të hetimeve, po afrojnë..
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ka intensifikuar ndjeshëm hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. I ftuar në nje emision televiziv gazetari Basir Çollaku tha se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), me urdhër të gjykatës, ka zgjeruar kontrollet në rreth 35 lokacione, përfshirë banesa, zyra dhe kompani të lidhura me ish-zyrtaren e lartë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Sipas atij, SPAK po mbledh prova të reja dhe të pakundërshtueshme me qëllim që të paraqesë një kërkesë të dytë, të mirë argumentuar, përpara Parlamentit. Parashikohet që akuza ndaj ish-ministres mund të rikualifikohet, duke përfshirë vepra të rënda penale si “grup i strukturuar kriminal” dhe “korrupsion”. Në sfondin e këtyre zhvillimeve, për gazetarin, qëndron një presion...
Burimi:
sot.com.al