VIDEO / FA-të marrin 40 mjete taktike të prodhuara brenda vendit, Rama: Ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes!

VIDEO / FA-të marrin 40 mjete taktike të prodhuara brenda vendit, Rama: Ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin për marrjen në dorëzimin nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”. “Sot është një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes së Shqipërisë, që ndërton një të ardhme akoma më të mirë për modernizimin e Forcave të Armatosura. Shqipëria po zhvillon aftësinë për të forcuar kapacitetet vendase”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Sipas tij, këto mjete janë të fjalës së fundit, ndërsa objektivi i vetëm mbetet modernizimi i forcave në vend duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë. Rama bëri me dije se deri në fund të këtij viti priten edhe 50 mjete të tjera, ndërsa kapacitetet do të zgjerohen edhe përgjatë 2027-ës.

TË FUNDIT

MË SHUMË