Inspektime në plazhet e Himarës, Gonxhja: Rampë ekologjike për aksesin e personave me aftësi ndryshe
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se vijojnë inspektimet në plazhet e Himarës për garantimin e respektimit të hapësirave publike nga subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik. Në një postim në rrjetet sociale, ministri thekson se kontrollet po kryhen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) në bashkëpunim me bashkitë, me synimin për të siguruar zbatimin e rregullave dhe ruajtjen e hapësirave publike në vijën bregdetare. “Himarë – Vijojnë inspektimet nga AKB dhe bashkitë për respektimin e hapësirave publike në plazhe. Ndërkohë, një rampë ekologjike e re po përmirëson aksesin në plazhin e Himarës për personat me aftësi ndryshe, duke e bërë bregdetin më gjithëpërfshirës”, shkruan ministri.
Burimi:
javanews.al