Tomorri fshikullon ish-zyrtarët e PD: Ka bërë tjetri 30 vjet deputet dhe thotë nuk i është vlerësuar kontributi

Tomorri fshikullon ish-zyrtarët e PD: Ka bërë tjetri 30 vjet deputet dhe thotë nuk i është vlerësuar kontributi

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me një postim në Facebook ndaj politikanëve të Partisë Demokratike që, sipas tij, zgjedhin t'i bashkohen mazhorancës pasi largohen nga partitë e tyre. Me tone ironike, Tomorri vë në pikëpyetje argumentet e përdorura nga ish-funksionarë të lartë, të cilët justifikojnë largimin me mungesën e vlerësimit apo demokracisë së brendshme, ndërsa thekson se shumë prej tyre kanë mbajtur poste të rëndësishme për vite me radhë. Postimi i plotë: "Përfundimisht, kategoria më argëtuese janë këta të opozitës që përfundojnë në prehrin e Ramës pas disa fishkëllimash. Brenda tyre, një specie që meriton studim më vete janë ata që kanë mbajtur poste të rëndësishme për dekada. Të gjithë kanë nga një justifikim kur kalojnë ylberin: 'Nuk m'u vlerësua kontributi'. Ka njerëz që kanë...