“Ky është pasardhës i një familje kallajxhi”/ Berisha-Piro Vengut: Thuaju shqiptarëve, dezertove nga ushtria apo jo?
Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Piro Vengu, kreu i PD-së Sali Berisha në sallën e parlamentit, ka deklaruar se ai ka dezertuar nga ushtria. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua Vengut duke i thënë se, ka mashtruar duke thënë se është pasaardhës i Marko Boçarit, kur në fakt është një kallajxhi. “Parafolësi, pasi dezertoi nga ushtria, bëri mashtrimin madhor se është pasardhës i Marko Boçarit. Dhe se Sali mos i bjer në qafë kot një deshendenti të Marko Boçarit, se pavarësisht se ka marrë nënshtetësinë greke, nuk mund të bënte shërbim ushtarak në Greqi. Marr vesh unë, ky është pasardhës i një familje kallajxhi, krahina e tyre është një krahinë e mrekullueshme, fshati i tij është fshati i kallajxhive, të tjerët janë burra...
Burimi:
sot.com.al