Kuvendi rikthehet urgjentisht në seancë, Peleshi prish pushimet e deputetëve
Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të së enjtes kryeparlamentari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urdhër të ri për mbajtjen e një tjetër seance urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00. “Të nderuar kolegë. Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të...
Burimi:
ntv.al