Kuvendi nis me 1 minutë heshtje në nderim të Servet Pëllumbit (VIDEO)
kuvendi TIRANË- Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, e cila u hap me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, që u nda nga jeta më 5 maj. “Grupi parlamentar i PS ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje solemne në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi”, tha Niko Peleshi, ndërsa kërkesa u pranua unanimisht. Deputetët u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbin. Servet Pëllumbi u përcoll dje për në banesën e fundit me një ceremoni solemne në Teatrin e Operas dhe Baletit ku figura të shquara të politikës, intelektualë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai