Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin
Kuvendi mblidhet këtë të enjte (23 prill), në orën 10:00, në një seancë plenare me një rend dite të ngarkuar që përfshin interpelanca me anëtarë të qeverisë, si dhe shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme. Seanca pritet të nisë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme dhe me njoftime, ndërsa më pas do të zhvillohen një sërë interpelancash urgjente. Deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në vijim, disa interpelanca do të zhvillohen edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetë të ndryshëm, ndërsa në rend dite është edhe një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Po ashtu, seanca parashikon një...
Burimi:
javanews.al